4
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, duke u fokusuar në projekte konkrete që do të kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe në forcimin e partneritetit strategjik me Republikën e Turqisë.
Aleanca ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, e ndërtuar mbi mirëbesim dhe bashkëpunim të ndërsjellë, luan një rol thelbësor në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.
Në fokus të bashkëpunimit janë blerjet ushtarake, zhvillimi dhe fuqizimi i industrisë së mbrojtjes, trajnimet e përbashkëta, si dhe bashkëzbarkimet dhe misionet ushtarake, të cilat tashmë kanë hyrë në një fazë të re të zhvillimeve.