Ministri Maqedonci takoi drejtorin e Agjencisë për Bashkëpunim në Mbrojtje dhe Siguri në kuadër të Departamentit të Luftës të SHBA-së, Michael F. Miller

4

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, atasheu i mbrojtjes i Republikës së Kosovës në SHBA, Sylejman Cakaj, si dhe drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro–Atlantike, kolonel Ahmet Ajeti.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e mbrojtjes, me theks të veçantë në prokurimin e pajisjeve dhe sistemeve të armatimit, i cili për Forcën e Sigurisë së Kosovës është realizuar kryesisht përmes mekanizmit FMS (Foreign Military Sales), duke mundësuar blerje shtet më shtet me SHBA-në, me kosto më të ulët dhe cilësi më të lartë të produkteve të prokuruara.

U diskutua gjithashtu për prokurimet e radhës, si dhe për ndihmën që Kosova i ka ofruar Ukrainës.

Drejtori Miller përgëzoi Kosovën për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA), duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors