Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në takim shefin e misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it për të forcuar sundimin e ligjit dhe sigurisë.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, si dhe përkushtimi për fuqizimin e institucioneve, garantimi i sigurisë për të gjithë qytetarët dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore.
Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë.