Ministri Maqedonci priti në takim Zëvendës- Ndihmësen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Burcu San

4

Në takim u diskutuan tema të shumta që ndërlidhen me sigurinë, sfidat, arritjet dhe bashkëpunimin e Kosovës me NATO-n, nëpërmjet Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të kësaj aleance.

Ministri theksoi faktin që Republika e Kosovës synon të bëhet pjesë e aleancës së madhe të NATO-s, dhe bazuar në standardet e kësaj aleance është duke vazhduar zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, jo vetëm sa i përket sistemeve të armatimit, por gjithashtu dhe edukimit të kuadrove profesionale ushtarake, sipas doktrinave të shteteve partnere.

“Pjesëmarrja e ushtrisë sonë në misionin Interflex me Mbretërinë e Bashkuar dhe Koalicionin e Deminimit, me qëllim trajnimin e trupave ukrainase në luftën kundër agresorit rus, është tregues përveçse i orientimin tonë drejt politikave demokratike euro-atlantike, po ashtu edhe nivelit të lartë të përgjegjësisë e kapaciteteve profesionale të krahasueshme me ushtritë e tjera”, u shpreh mes tjerash ministri Maqedonci.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors