Ministri Maqedonci priti në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki

4

Gjatë takimi, u diskutua për avancimin e mëtejmë dhe rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, me theks të veçantë në mbështetjen e projekteve konkrete dhe zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta në fusha me interes të ndërsjellë.

Në këtë frymë, ministri dhe zyrtari japonez nënvizuan rëndësinë e përshpejtimit për të shkëmbyer vizitat e nivelit të lartë, si një instrument kyç për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Me këtë rast, ministri Maqedonci shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka ofruar Republikës së Kosovës ndër vite, duke rikonfirmuar përkushtimin e përbashkët për thellimin e një partneriteti të qëndrueshëm, të bazuar në besim të ndërsjellë, respekt dhe vlera të përbashkëta.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors