4
Gjatë takimit u diskutua për akreditimin e afërt të atasheut të mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Belgjikë, avancimin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet dy vendeve, si dhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes.
Me këtë rast, ministri Francken riafirmoi mbështetjen e Belgjikës për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian, duke ritheksuar përkushtimin e këtij shteti mik ndaj së ardhmës euroatlantike të Republikës së Kosovës.
Kosova dhe Belgjika gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta euroatlantike, partneritet të qëndrueshëm dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.








