4
Ministri Maqedonci shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës, përmes projekteve zhvillimore, që kanë ndikuar në përmirësimin e cilësisë së jetës në vendin tonë. Falënderim i veçantë iu adresua edhe trupave luksemburgase që shërbejnë në kuadër të Kontingjentit të Beneluksit në misionin e KFOR-it.
Palët shprehën vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe përkrahjen e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.






