Ministri Maqedonci priti në takim lamtumirës, Shefen e Operacioneve Aktuale në Divizionin për Operacione të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe

4

Gjatë takimit, ministri Maqedonci e informoi znj. Viehe mbi zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe mbi planet strategjike për të ardhmen.

Ministri theksoi përkushtimin e vazhdueshëm për koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), duke ritheksuar se objektivi kryesor mbetet anëtarësimi në NATO.

Ky synim do të mundësojë që FSK-ja të kontribuojë më fuqishëm në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në rajon dhe më gjerë.

Ministria e Mbrojtjes mbetet e përkushtuar në avancimin e kapaciteteve të saj dhe forcimin e partneritetit me NATO-n, me qëllim të sigurimit të një mjedisi të qëndrueshëm dhe paqësor për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors