Ministri Maqedonci priti në takim lamtumirës këshilltarin amerikan, Joe Duncan

4

Me rastin e përfundimit të misionit, ministri Maqedonci e falënderoi këshilltarin amerikan për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes të vendit dhe e dekoroi me medaljen për shërbim të shquar.

Përgjatë misionit të tij, në cilësinë e këshilltarit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, z. Duncan është spikatur veçanërisht për angazhimin e tij në hartimin e rregullores për planifikim, programim, buxhetim dhe ekzekutim, dokument që rregullon procesin e brendshëm të MM/FSK për përdorimin dhe shpërndarjen në mënyrë efektive dhe efikase të burimeve për të ofruar aftësi dhe për të zbatuar veprimet e nevojshme për të përmbushur misionin kushtetues dhe ligjor të Ministrisë.

Me këtë rast, ministri Maqedonci shprehu falënderimin dhe mirënjohjen stafit ushtarak pranë Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, për mbështetjen e vazhdueshme me këshilltarë dhe trajnime për stafin civil e ushtarak, me qëllim ngritjen profesionale të personelit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors