4
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit strategjik, përfshirë trajnimet e vazhdueshme të pjesëtarëve të FSK-së në kuadër të programeve ushtarake amerikane, si dhe pjesëmarrjen e Kosovës në ushtrimet Defender Europe, ku në edicionin 2025 Kosova mikpriti Komandën e Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Ushtrisë së SHBA-së.
Ministri Maqedonci theksoi përkushtimin për modernizimin e kapaciteteve mbrojtëse përmes pajisjeve amerikane, përfshirë sistemet Javelin, nënshkrimin e Marrëveshjes për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe CISMOA, si dhe gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes.
Kosova mbetet e vendosur në orientimin e saj euro-atlantik dhe në kontributin e saj për paqe e siguri në Evropë.






