4
Ministri i uroi gjeneralmajor Barduanit detyrën e re, shprehu dhe gatishmërinë e pakursyer dhe të vazhdueshme të Ministrisë së Mbrojtjes për bashkëpunim dhe koordinim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend.
Me këtë rast, ai theksoi synimin strategjik që si shtet kemi për anëtarësim në aleancën e NATO-s.
“Besojmë se Kosova mund të ofrojë kontribut të vyer përkrah shteteve partnere, gjersa një gjë e tillë do të ndikonte dhe në vendosjen e paqes së qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor”, tha ministri Maqedonci.




