Ministri Maqedonci priti në takim Komandantin e Komandës Italiane për Operacione të Përbashkëta

4

Gjatë takimit, u diskutua situata aktuale e sigurisë në vend dhe u theksua rëndësia e zgjerimit të bashkëpunimit bilateral, me fokus të veçantë në industrinë e mbrojtjes.

Ministri Maqedonci falënderoi gjeneralin Iannucci për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka ofruar Kosovës, veçanërisht përmes kontributit të saj në misionin e KFOR-it, ku Italia është vendi me pjesëmarrjen më të madhe të trupave.

Palët shprehën përkushtimin për të vazhduar angazhimin e përbashkët me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe në rajon.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors