Ministri Maqedonci priti në takim këshilltarin e lartë amerikan për implementimin e PPBE në Ministrinë e Mbrojtjes

4

Në takim u diskutua për rrugën përpara për implementimin e këtij sistemi që aplikohet në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-ve.

Ministri Maqedonci theksoi se implementimi i sistemit të PPBE në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës ka shënuar hapa të ndjeshëm gjatë muajve të fundit.

“Mbështetja e SHBA-ve për ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë dhe për fuqizimin e mbikëqyrjes civile është instrumentale në përgatitjen e vendit tonë për përafrim me NATO-n”, theksoi ministri Maqedonci.

Rregullorja e PPBE është dokument thelbësor për ndërlidhjen e Strategjisë së Mbrojtjes me resurset dhe objektivat afatgjate.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors