Ministri Maqedonci priti në takim gazetarët nga Ukraina

4

Ministri theksoi se ndonëse larg atdheut të tyre, Ukrainës, gazetarët ukrainas përmes artikujve të tyre vazhdojnë të shpërfaqin dhe të mbrojnë të vërtetën e pamohueshme të invazionit të paprovokuar të Federatës Ruse mbi Ukrainën.

“Si një shtet që kemi kaluar luftën e kuptojmë dhimbjen që sjellë, por po ashtu jemi thellësisht të bindur që në fund do të fitojë e drejta, do të fitojë populli i Ukrainës. Fitorja e tyre është fitore e gjithsecilit që beson në vlerat e demokracisë, është fitore e secilit popull që ka sakrifikuar shumë për lirinë”, tha ndër të tjera ministri Maqedonci duke shtuar se Kosova do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Ukrainën brenda të gjitha kapaciteteve që ka.

Ministri Maqedonci konfirmoi se këtë javë do të niset pakoja e parë e mbështetjes ushtarake, ndërsa është duke u përgatitur pakoja e dytë, që përbëhet nga mijëra predha të mortajave.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors