Ministri Maqedonci priti në takim delegacionin e Bundestagut gjerman

4

Gjatë këtij takimi, ministri Maqedonci i informoi mysafirët për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke theksuar sfidat dhe përpjekjet për ruajtjen e stabilitetit në këtë periudhë sfiduese për sigurinë globale. Ai gjithashtu prezantoi kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke nënvizuar përkushtimin e saj për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ministri Maqedonci shprehu mirënjohjen e tij për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës, përfshirë edhe shtimin e pranisë së trupave gjermane në kuadër të misionit të KFOR-it. Ai vlerësoi angazhimin e deputetëve të Bundestagut për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si partnerë që ndajnë interesa dhe vlera të përbashkëta.

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors