4
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, mbështetjen e Sllovenisë për stabilitetin në Kosovë përmes pranisë së saj në KFOR dhe në Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), iniciativat në kuadër të Central European Defence Cooperation (CEDC), si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes.
Të dy palët u dakorduan për angazhim në avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë.




