4
Gjatë takimit u diskutua rreth deklaratës trepalëshe, bashkëpunimit të deritanishëm ushtarak mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe planeve për të ardhmen, të cilat kanë një rol strategjik në stabilitetin, sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike të të dyja vendeve dhe rajonit.
Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë dyfishuar gjatë katër viteve të fundit dhe do të intensifikohen edhe më tej, sepse përtej politikës dhe diplomacisë, ky bashkëpunim është obligim kombëtar.