4
Gjithashtu, ministri Maqedonci njoftoi ambasadorin francez me interesimin për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Republikën e Francës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në funksion të interesave të përbashkëta, si dhe paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.
Në mënyrë të veçantë në takim u fol për situatën aktuale të sigurisë në Republikën e Kosovës, me theks të posaçëm pas sulmit terrorist ndaj Kosovës, më 24 shtator, me ç’rast ambasadori francez në Kosovë e vlerësoi lart bashkëpunimin e mirë të FSK-së me KFOR-in.
Ministri Maqedonci theksoi gjithashtu përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për paqe dhe stabilitet si dhe vendosmërinë e palëkundur në rrugën tonë euroatlantike.