Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy, në vizitën e tij të parë pas marrjes së detyrës.
Ministri Maqedonci e falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj Republikës së Kosovës, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, duke vlerësuar akreditimin e atasheut të mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Belgjikë, si dhe rëndësinë e zbatimit të letërqëllimit të përbashkët ndërmjet dy shteteve, me synim forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Ministri Maqedonci ambasadorit Dusaucy i uroi suksese në detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Belgjikës.