4
Gjatë takimit u diskutua për konceptin e mbrojtjes totale, përvojën dhe kontributin e Finlandës në zbatimin e këtij modeli, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e prokurimeve të mbrojtjes. Po ashtu, u trajtua përparimi që Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur ndër vite, si dhe kontributi i Kosovës në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dëshmi e rolit të saj si shtet kontribues në sigurinë ndërkombëtare.
Palët u dakorduan për forcimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, të ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, besim të ndërsjellë dhe bashkëpunim konkret në avancimin e sigurisë dhe stabilitetit.





