4
Pjesëmarrja e ministrit në këtë ngjarje të rëndësishme është realizuar me ftesë zyrtare nga Haluk Bayraktar, duke reflektuar nivelin e lartë të bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet palëve, si dhe përkushtimin për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve në sektorin e mbrojtjes.
Në kuadër të kësaj vizite, ministri Maqedonci do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë institucionalë dhe drejtues të kompanive ndërkombëtare, me qëllim forcimin e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral, si dhe identifikimin e mundësive konkrete për partneritet në fushën e mbrojtjes.
SAHA EXPO 2026 shërben si një platformë kyçe për avancimin e bashkëpunimit strategjik, duke kontribuuar në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë












