4
Panairi AUSA-së, i organizuar në kryeqytetin amerikan në Uashington D.C., është një platformë strategjike që bashkon udhëheqësit më të lartë ushtarakë, inovatorët e industrisë së mbrojtjes, politikbërësit dhe delegacionet ndërkombëtare në një takim vjetor.
Ngjarja, e cila do të zgjasë tre ditë, ofron mundësi të rëndësishme për të eksploruar teknologjitë më të avancuara ushtarake dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me synim shqyrtimin e mundësive për zhvillimin e mëtejshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me nevojat, prioritetet dhe standardet bashkëkohore të mbrojtjes.







