4
Ky forum i rëndësishëm ndërkombëtar mbledh së bashku liderë botërorë, vendimmarrës, akademikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar sfidat globale dhe për të riafirmuar rolin jetik të diplomacisë në përballjen me zhvillimet e një bote gjithnjë e më të fragmentuar.
Tema e këtij viti, “Rikthimi i Diplomacisë në një Botë të Fragmentuar”, pasqyron më së miri nevojën urgjente për bashkëpunim, dialog dhe ndërtim besimi mes vendeve.
Pjesëmarrja e ministrit Maqedonci në këtë forum përbën një mundësi të rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë dhe për kontribut të drejtpërdrejtë në diskutime që prekin sigurinë dhe stabilitetin global.
Gjatë ditëve në vijim, ministri Maqedonci do të zhvillojë takime të nivelit të lartë me homologë dhe akterë të tjerë të fushës së mbrojtjes.


