4
I shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kanada, z. Adriatik Kryeziu, Atasheu i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Kanada, Kolonel Berat Shala, Ministri Maqedonci do të marrë pjesë në disa nga sesionet e kësaj konference, ndërsa në margjinat e këtij forumi planifikohet realizimi i takimeve bilaterale me homologë pjesëmarrës.
Forumi i Sigurisë Halifax këtë vit mbledh rreth 300 pjesëmarrës ndërkombëtarë nga fusha e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe politikës, përfshirë këtu ish-presidentë, ish-kryeministra, ministra të mbrojtjes, shefa të mbrojtjes, senatorë dhe parlamentarë nga mbarë bota.