4
Në kuadër të vizitës, ministri Maqedonci pati takim me Deputetin e Parlamentit Evropian, Michał Szczerba, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, për përkrahjen e tij për zgjerimin e Bashkimit Evropian, si dhe për angazhimin në mbështetje të Ukrainës dhe sigurisë evropiane e euroatlantike. Në takim u diskutua gjithashtu për progresin e marrëdhënieve Kosovë–Poloni dhe mundësitë për forcimin e tyre në të ardhmen.
Po ashtu, ministri Maqedonci u takua me Zbigniew Pisarski, President i Fondacionit “Casimir Pulaski” dhe bashkëudhëheqës i Forumit të Sigurisë së Varshavës, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e deritashëm dhe perspektivën e thellimit të tij.
Ministri falënderoi z. Pisarski dhe prof. Katarzyna Pisarska për krijimin dhe zhvillimin e Forumit të Sigurisë, i cili është shndërruar në një platformë të rëndësishme për mbështetjen e Ukrainës, forcimin e bashkëpunimit evropian në fushën e sigurisë dhe avancimin e marrëdhënieve transatlantike.







