Ministri Maqedonci nderoi me pjesëmarrje në shënimin e 30-vjetorit të Operacionit “Stuhia” në Kroaci

4

Ministri Maqedonci theksoi se luftërat në Jugosllavi gjatë dekadës së fundit të shekullit XX e kanë përafruar popullin shqiptar me popullin kroat, përballë politikave hegjemoniste dhe kriminale të Serbisë. Në mes tjerash, ministri Maqedonci theksoi se “Kosova dhe Kroacia janë dy shtete aleate që angazhohen për paqe në rajon, sepse shqiptarët dhe kroatët janë dy popuj miq, që besojnë te demokracia dhe fqinjësia e mirë. Ne nuk e harrojmë të kaluarën, andaj do të angazhohemi së bashku që ajo të mos përsëritet”, u shpreh ministri. Operacioni “Stuhia” ishte një operacion i ushtrisë kroate i zhvilluar nga 4 deri më 7 gusht të vitit 1995, kundër trupave të kuazi-shtetit (shtet i vetshpallur), Republikë Serbe e Krajinës. Luftimet vazhduan deri më 14 gusht. Operacioni “Stuhia” ishte vendimtar në Luftën Kroate për Pavarësi (1991 – 1995). Shumë shqiptarë ishin pjesë e këtij operacioni dhe luftuan krah për krah me ushtarët kroatë, duke i kontribuuar luftës për çlirimin e popullit kroat dhe pavarësimit të Kroacisë nga Jugosllavia, e cila ishte e dominuar nga Serbia.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors