4
Ky forum mbledh udhëheqës shtetërorë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe ekspertë nga mbarë bota, për të diskutuar tema me rëndësi globale që ndikojnë në të tashmen dhe të ardhmen e zhvillimeve politike, teknologjike e shoqërore.
Pjesëmarrja e ministrit Maqedonci në këtë ngjarje ndërkombëtare nënvizon rolin e Republikës së Kosovës në debatin global mbi inovacionin teknologjik, qeverisjen e inteligjencës artificiale dhe sfidat që burojnë nga zhvillimet e reja digjitale.
“TRT Forum” përbën një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.












