Ministri Maqedonci mori pjesë në tryezën “Forcimi i partneriteteve për sigurinë kombëtare”, organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK)

4

Diskutimet u përqendruan rreth ambientit global të sigurisë, sigurisë në regjionin e Ballkanit Perëndimor dhe nevojës për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vend me qëllim përballimin e sfidave të ardhshme të sigurisë.

Në bashkëbisedim me drejtorin ekzekutiv të OEAK-ut, Arian Zeka, si dhe anëtarë të tjerë të kësaj ode, ministri Maqedonci theksoi se “zhvillimi i industrisë së mbrojtjes është një nga parakushtet bazë për plotësimin e infrastrukturës së mbrojtjes së një vendi. Sidomos për vendin tonë dhe kohën në të cilën po kalojmë karshi sfidave rajonale dhe globale të sigurisë”.

Më tej, ministri Maqedonci shtoi se bashkëpunimi me sektorin privat është njëri nga elementët e rëndësishëm për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit dhe një partner potencial për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes të vendit tonë.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors