4
Në këtë takim, të udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin, u diskutua për situatën aktuale në Ukrainë, dhe për ndihmën ushtarake që shtetet duhet të vazhdojnë t'i ofrojnë Ukrainës dhe popullit të saj që po përballet me agresorin rus.
“Populli ukrainas po lufton për vlerat demokratike që njohim. Të papërkulur ata po vazhdojnë rezistencën dhe luftën e tyre për liri, duke impresionuar botën me aftësitë dhe guximin e tyre, dhe në këtë përballje me agresorin ata nuk janë vetëm, kanë përkrahjen e mbi 50 shteteve, në mesin e tyre dhe Kosovës”, tha ministri Maqedonci, duke shtuar se Kosova qëndron me Ukrainën ngase është me të drejtën, lirinë e popujve dhe sovranitetin e pakontestueshëm të shteteve.











