4
Sharkathon, një iniciativë e rëndësishme që synon të nxisë zhvillimin e teknologjisë së dronëve në Kosovë dhe të krijojë ura bashkëpunimi ndërmjet zhvilluesve vendorë, inovatorëve dhe investitorëve potencialë, është mbajtur me 8 Tetor në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren.
Ministri Maqedonci ka vlerësuar këtë nismë si shembull të suksesshëm të bashkëpunimit ndërmjet sektorit publik dhe privat, duke theksuar rëndësinë e inovacionit dhe të zhvillimit teknologjik për forcimin e kapaciteteve vendore në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Ceremonia e sotme ka shënuar përmbylljen e një procesi inovativ, duke vlerësuar idetë më të suksesshme dhe duke inkurajuar talentet e reja që po kontribuojnë në avancimin teknologjik të vendit. Ngjarja ka dëshmuar përkushtimin institucional për të mbështetur krijimtarinë, zhvillimin profesional dhe inovacionin vendor në funksion të forcimit të potencialit kombëtar në teknologji dhe siguri.
Në përfundim të ceremonisë, sipas vlerësimit të komisionit, janë ndarë çmimet për fituesit e Sharkathon 2025.




