Ministri Maqedonci mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të FSK-së në Gjermani

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të FSK-së, të organizuar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin. Kadetët përfunduan me sukses studimet trevjeçare në akademitë ushtarake të Republikës Federale të Gjermanisë.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë Federale të Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, duke dëshmuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes.

Me këtë rast, ministri shprehu urimet për kadetët e diplomuar: Xheto Kelmendin, në fushën e këmbësorisë; Leutrim Nikën, në logjistikë; Gentri Azemin, në IT ushtarake; si dhe Lavdim Sylejmanin dhe Betim Elshanin, në polici ushtarake.

Pasi përfunduan studimet, oficerët e rinj do t’i bashkohen radhëve të trupës së oficerëve të Ushtrisë së Kosovës, duke vënë në shërbim të Republikës së Kosovës njohuritë, përvojën dhe përgatitjen profesionale të fituar gjatë studimeve. Deri më tani, 18 kadetë të FSK-së kanë përfunduar studimet në akademitë ushtarake të Gjermanisë, ndërsa 16 të tjerë janë duke vijuar studimet në akademi të ndryshme ushtarake gjermane. Po ashtu, përmes programit Military Training Assistance, mbi 80 pjesëtarë të FSK-së kanë përfituar nga trajnime të ndryshme në Gjermani.

Bashkëpunimi me Republikën Federale të Gjermanisë përbën një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve profesionale, avancimin e arsimit dhe trajnimit ushtarak, si dhe në forcimin e mëtejmë të kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë.

Ministri Maqedonci shprehu mirënjohje dhe falënderim për Ministrinë Federale të Mbrojtjes së Gjermanisë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm. Ndërsa, kadetëve të diplomuar iu uroj suksese në rrugëtimin e tyre profesional dhe në përmbushjen e misionit në shërbim për Republikën e Kosovës.

Republika e Kosovës, e përkushtuar për zhvillimin e një force profesionale, të përgatitur dhe të ndërveprueshme me partnerët strategjikë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors