Ministri Maqedonci mori pjesë në ceremoninë e dekorimit të Komandantit Adem Shehu

Në përvjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në ceremoninë e dekorimit të Komandantit Adem Shehu me “Urdhrin e Lirisë”, dekoratë e ndarë nga Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Me këtë rast, ministri Maqedonci vlerësoi lart kontributin e Komandantit Adem Shehu në luftën çlirimtare, duke theksuar rolin e tij të rëndësishëm në formimin dhe udhëheqjen e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe përkushtimin e tij të palëkundur ndaj çështjes kombëtare.

Si Komandant i Brigadës 153 të Zonës Operative të Llapit, Adem Shehu dha një kontribut të jashtëzakonshëm në organizimin e luftës, mbrojtjen e popullatës civile dhe betejat për lirinë e Kosovës. I ardhur nga Jugu i Shqipërisë për t’iu bashkuar luftës çlirimtare, ai mbetet një shembull i sakrificës, atdhedashurisë dhe përkushtimit ndaj kombit.

Ministri Maqedonci theksoi se dekorimi me “Urdhrin e Lirisë” përbën një vlerësim të merituar për një komandant dhe luftëtar që ia kushtoi jetën lirisë dhe çlirimit të Kosovës.

Urime Komandant Adem Shehu!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors