Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes, si dhe për vazhdimin e mbështetjes amerikane në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Vëmendje e veçantë iu kushtua prioriteteve të Ministrisë së Mbrojtjes për katërvjeçarin e ardhshëm, me theks të veçantë në planifikimin strategjik për fazën pas përmbushjes së kapaciteteve të plota të FSK-së dhe përfundimit të planit dhjetëvjeçar të tranzicionit.
Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet thelbësor për avancimin e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe për forcimin e kontributit të Kosovës në paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal e ndërkombëtar.