Ministri Maqedonci mirëpritet në Republikën Federale të Gjermanisë

4

Gjatë takimit, u diskutua për avancimin e mëtejmë dhe bashkëpunimin bilateral në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ministri vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe kontributin e saj të rëndësishëm në kuadër të KFOR-it.

Po ashtu, diskutuan për mundësitë e vazhdueshme të bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe zgjerimin e programeve të përbashkëta për trajnime.

Me këtë rast, ministri Maqedonci shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme dhe rolin konstruktiv të Gjermanisë, duke ritheksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për forcimin e partneritetit strategjik, zhvillimin e kapaciteteve sipas standardeve të NATO-s, si dhe kontributin e përbashkët në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors