Ministri Maqedonci e dekoroi me medalje për “Shërbim të Shquar” pronarin e kompanisë “Baykar”, Haluk Bayraktar

4

Ministri Maqedonci tha se bashkëpunimi me kompaninë “Baykar” është kthyer në kryefjalën e teknologjisë ushtarake dhe diskutoi  për projektet e radhës në të cilat do të investohet duke u dakorduar me z.Bayraktar se ky bashkëpunim të zgjerohet përtej blerjeve.

Ndërsa Gjeneral Jashari në këtë takim u shpreh se përmes prodhimeve të blera nga kompania “Baykar”, FSK tani mund të ushtrojë misionin e saj në nivelin që garanton mbrojtje territoriale dhe siguri.   

Për vullnetin e gatishmërinë që kjo kompani dhe Republika e Turqisë ka shfaqur për bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, ministri Maqedonci e dekoroi z. Bayraktar me medalje për "Shërbim të Shquar".

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors