Ministri Maqedonci dhuroi gjak në Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut

4

“Dhurimi i gjakut duhet kuptuar si ndihmë aktive ofruar shoqërisë, kjo për shkak se nevoja për gjak është konstante e ndërsa qëndrueshmëria e limituar, andaj dhe dhurimi i gjakut duhet bërë në mënyrë periodike”, tha ministri Maqedonci. 

Që nga data 13 maj në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK ka filluar sesioni i parë i dhurimit vullnetar të gjakut e që do të vazhdojë deri më 24 qershor. Ky aktivitet po zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut.

Dhurimi vullnetar i gjakut është aktivitet i planifikuar dy herë në vit në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK.

 

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors