4
Ministri Maqedonci dhe kryeministri Kurti falënderuan kongresistin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme dhe avokimin e zëshëm të tij për Kosovën dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, ata bashkëbiseduan dhe rreth rolit të diasporës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një urë e fuqishme lidhëse mes dy shteteve tona, por dhe si kontribuese e rëndësishme në jetën shoqërore amerikane.



