Ministri Maqedonci dhe kryeministri Kurti po marrin pjesë në Forumin e Sigurusë së Varshavës

4

Në këtë takim u diskutua rreth zhvillimeve rajonale dhe situatës së sigurisë në Evropë, sfidat e paraqitura si rezultat i agresionit rus mbi Ukrainën, por dhe lidhjet e afërta që ky agresor ka me Serbinë, e që është rrezik i përhershëm për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë aspekt, u theksua dhe rëndësia e shkëmbimit të përvojave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, bashkëpunimit në avancimin e interesave të përbashkëta dhe promovimin e vlerave që Kosova dhe Letonia ndajnë përballë rreziqeve nga sistemet autokratike.

Ministri Maqedonci u shpreh mirënjohës për mbështetjen e deritanishme që Letonia i ka ofruar Republikës së Kosovës, në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, ndërsa theksoi se me shumë pozitivitet mirëpret bashkëpunimet e radhës.

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors