Ministri Maqedonci dhe Gjeneral Jashari pritën në takim delegacionin e Gardës Kombëtare të IOWA-s

4

Në këtë takim ishin dhe zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi dhe Shefi i Stafit në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, gjeneral brigade Ilir Qeriqi dhe oficerë të tjerë të lartë të FSK-së.

Ministri Maqedonci falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në veçanti Gardën Kombëtare të IOWA-s për bashkëpunimin shembullor me FSK-në dhe kërkoi që ky bashkëpunim të thellohet dhe zgjerohet edhe më tej.

Delegacioni i lartë ushtarak i Gardës së IOWA-s do të qëndrojë për disa ditë në Shtabin e Përgjithshëm dhe komandat e njësitë e FSK-së, ku do të diskutohen prioritete te bashkëpunimit të dy palëve, për periudhën trevjeçare, duke i ndërlidhur me objektivat strategjike të vendosura në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, gjatë konsultimeve bilaterale të realizuara gjatë muajit shkurt të këtij viti.

Thellimi i bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të IOWA-s mbetet ndër prioritetet kyqe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors