Ministri Maqedonci dhe Gjeneral Jashari, po marrin pjesë në takimin e 24-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

4

Në kuadër të këtij takimi, Republika e Kosovës ka ofruar pakon e tretë të ndihmës ndaj Ukrainës, si vazhdimësi e dy pakove paraprake dhe trajnimeve të ofruara për ushtrinë ukrainase.

Takimi u drejtua nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Lloyd Austin si dhe ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov. Në këtë takim mori pjesë edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili falënderoi të gjithë për ndihmën e ofruar ndaj vendit të tij.

Fokusi i takimit ishte vijimi i ofrimit të asistencës ushtarake në armatime, pajisje dhe trajnime për forcat e armatosura të Ukrainës nga vendet e këtij koalicioni.

Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës është formati i takimeve të ministrave dhe shefave të mbrojtjes të mbi 50 vendeve të botës, që përbëjnë koalicionin e madh të mbështetësve të Ukrainës, që prej fillimit të agresionit rus.

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors