Ministri Maqdonci po merr pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor në Bratisllavë të Republikës Sllovake

4

Ministri Maqedonci, në fjalimin e tij në takimin e ministrave ka theksuar vendosmërinë e vendit në rrugën e integrimit euro-atlantik, anëtarësimin në NATO dhe BE. Gjithashtu ministri ka njoftuar të pranishmit rreth zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës, në përputhje dhe të ndërveprueshme me NATO, duke theksuar se investimet e qeverisë në mbrojtje kanë qëllim që të ndërtojnë kapacitete ushtarake të afta për të mbrojtur territorin dhe jetën e qytetarëve të Kosovës si dhe për të kontribuar për paqe dhe siguri regjionale dhe globale.

Gjatë këtij ministeriali me theks të veçantë është diskutuar rreth bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes dhe mundësitë tjera të bashkëpunimit regjional.

Kosova është e përkushtuar të forcoj edhe më tej pozicionin e saj të rëndësishëm për paqen dhe sigurinë rajonale dhe më gjerë dhe investimet në mbrojtje dhe siguri i shërbejnë edhe këtij qëllimi.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors