4
Gjatë vizitës Ministri Maqedonci është njoftuar nga Gjeneralbrigade Al Fadala dhe stafi i Akademisë rreth programit ushtarak dhe akademik si dhe ka vizituar ambientet trajnuese në Akademinë Ushtarake të Katarit ku ndjekin programin mbi një 1000 kadetë nga Katari dhe vendet e rajonit.
Gjatë vizitës dhe takimeve është konfirmuar mundësia për të dërguar kadetë të cilët do të ndjekin programin edukativ ushtarak në këtë akademi , ku të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga Shteti i Katarit.









