Ministri I Mbrojtjes vizitë zyrtare në Kroaci

4

Partneriteti dhe në veçanti bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë është në nivelin më të lartë.

Gjatë takimit dy ministrat kanë shqyrtuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Po ashtu, ata kanë diskutuar rreth situatës së sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Ministri Maqedonci ka falënderuar ministrin Anušić për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumëdimensionale që Kroacia vazhdon ta japë për Kosovën, si dhe i ka rikonfirmuar vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për anëtarësim në strukturat euro-atlantike.

Gjatë takimit, të dy ministrat kanë nënshkruar marrëveshjen për shkollimin e kadetëve të FSK-së në Akademinë Ushtarake “Franjo Tuđman”, me qëllim të rritjes së mëtutjeshme të kapaciteteve njerëzore në mbrojtje dhe siguri.

 

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors