Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, vizitoi Akademinë për Studime të Mbrojtjes Joana Bin Jassim në Katar

4

Ministri Maqedonci u prit nga Gjeneralmajor Fahd bin Mubarak Al-Khayarin, President i Akademisë, akademi ku oficerët e nivelit të mesëm dhe të lartë përgatiten për të marrë detyra të nivelit strategjik të fushës së mbrojtjes dhe sigurisë.

Ministri Maqedonci si folës-mysafir para oficerëve lartë të kësaj Akademie, mbajti ligjeratë rreth mjedisit strategjik të sigurisë dhe kërcënimeve të sigurisë globale dhe regjionale.

Gjatë ligjeratës Ministri Maqedonci, foli për rrugëtimin e Kosovës përgjatë historisë dhe zhvillimet aktuale në fushën e mbrojtjes. Fokus qendror i ligjëratës ishte roli i lidershipit politik dhe ushtarak përballë sfidave moderne të sigurisë.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors