Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci u takua me Ministrin e Mbrojtjes së Somalisë, Abdulkadir Mohamed Nur

4

Ministri e informoi homologun e tij për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe rrugën përpara, si dhe shprehu gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të kontribuar në sigurinë globale, duke planifikuar bashkë-zbarkim me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë në Somali. Kjo iniciativë është diskutuar nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Nga ana e tij, ministri Nur u tregua mbështetës ndaj kësaj iniciative, për çka edhe shprehu falënderimin e tij për gatishmërinë e shfaqur.

Gjithashtu diskutuan edhe për mundësitë e tjera të bashkëpunimit bilateral, me theks të veçantë atë të mundësisë së ofrimit të trajnimeve për personelin somalez të forcave të armatosura në fushat në të cilat Forca e Sigurisë së Kosovës ka aftësi dhe kapacitete të avancuara.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors