Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci priti në takim Ambasadorin e Republikës së Italisë, Antonello De Riu

4

Gjatë takimit, u diskutuan një sërë çështjesh me rëndësi për sigurinë dhe mbrojtjen, me theks të veçantë në bashkëpunimin ndërmjet ministrive të mbrojtjes të të dyja vendeve.

Në fokus të bisedës ishte implementimi i planit bilateral, thellimi i bashkëpunimit në zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta dhe shkollimi i kuadrove të reja ushtarake.

Ambasadori De Riu rikonfirmoi përkushtimin e Italisë për të mbështetur ngritjen e kapaciteteve luftarake të FSK-së, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi.

Si dy vende që ndajnë të njëjtat vlera demokratike dhe synojnë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, Kosova dhe Italia do të vijojnë të forcojnë marrëdhëniet e tyre në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors