Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në Warsaw Security Forum 2026, një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare për dialog strategjik për sigurinë, mbrojtjen dhe bashkëpunimin euroatlantik.
Forumi që po mbahet më 12 dhe 13 tetor në Varshavë të Polonisë, bashkon përfaqësues të lartë shtetërorë, drejtues të institucioneve ndërkombëtare, liderë ushtarakë, diplomatë dhe ekspertë të sigurisë, për të diskutuar sfidat aktuale dhe të ardhmen e sigurisë evropiane.
Në fokus të diskutimeve janë e ardhmja e NATO-s, forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të Evropës, lufta në Ukrainë dhe ndikimi i saj në sigurinë ndërkombëtare, parandalimi dhe gatishmëria ndaj kërcënimeve, si dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet aleatëve dhe partnerëve strategjikë.
Në këtë forum ministri Maqedonci pritet të ketë takime të rëndësishme me homologë dhe partnerë ndërkombëtarë në funksion të forcimit të sigurisë dhe zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës.