4
Ministri Maqedonci, së bashku me ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, Dragan Krapoviq, ishte pjesë e panelit në të cilin u diskutua për temën "Evropa Qendrore dhe Ballkani Perëndimor në arkitekturën e re evropiane të sigurisë".
Në fjalën e tij, ministri shprehu qëndrimin e tij, duke theksuar se orientimi strategjik dhe aspirata e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO dhe BE nuk ka tjetër alternativë.
Më tej, ministri Maqedonci informoi për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe rrugën përpara, bazuar në Planin e Përgjithshëm të Tranzicionit, si dhe nevojave konform zhvillimeve të fundit në ambientin e përgjithshëm të sigurisë.
Gjatë qëndrimit në Budapest, ministri Maqedonci gjithashtu u takua me ministrin e Mbrojtjes së Hungarisë, Kristóf Szalay-Bobrovniczky. Me homologun hungarez, përveç situatës së përgjithshme të sigurisë dhe ndikimin e tyre ne rajonin tonë, gjithashtu diskutuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.



