4
Në shenjë respekti dhe falënderimi për angazhimin e palodhur si pjesëtarë të UÇK-së, TMK-së, FSK-së dhe si zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, u ndanë mirënjohje për përkushtimin dhe kontributin e tyre në avancimin e objektivave të mbrojtjes së vendit.
Në këtë ceremoni u vlerësua puna e përkushtuar e shefit të Sektorit për Menaxhimin e Karrierës, Kosum Kosumi, oficerit për çështje të komuniteteve, major Muharrem Asllani dhe zyrtarit për kodifikim, Jahir Sejdiu.
Me nderim dhe mirënjohje për çdo kontribut të dhënë, atyre i uruan pensionim të qetë, shëndet dhe suksese në të gjitha sfidat e jetës.





