4
Me këtë rast, ministri Quni dhe gjeneral Rama shprehën falenderimin dhe mirënjohjen e thellë për angazhimin e madh diplomatik ushtarak të nënkolonel Plijner për sigurimin e mbështetjes së qeverisë holandeze në përgjithësi dhe ministrisë e mbrojtjes dhe forcave të armatosura holandeze në veçanti për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në. Nga ana e tij, nënkolonel Plijner, shprehu përshtypjet e tij të veçanta gjatë mandatit të tij të shërbimit në relacion me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në dhe stafin e saj duke theksuar admirimin e tij për të arriturat e deritashme të FSK-së dhe vizionin e saj për të ardhmen. Me këtë rast, ai prezentoi edhe pasuesin e tij nënkolonel Erik Verebeek.
Në shenjë mirënjohje për angazhimin e tij, ministri Quni i ndau medaljen për shërbim të shquar, kurse gjeneral Rama i ndau medaljen për shërbim vetmohues.Në takim morrën pjesë edhe atasheu i mbrojtjes së Kosovës në Bruksel, kolonel Ahmet Ajeti dhe drejtori i departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike, kolonel Hasan Hoxha.


